Rey Manaj me ecurinë e tij pozitive te Piza, ka bërë që trajneri i ekipit të mendojë pozitivisht për sulmuesin shqiptar. Trajneri Gatuzo ka thurur elozhe për 19 vjeçarin, duke thënë fjalët më të mira.
Ai është shprehur, se Rei Manaj mund të bëhet një futbollist i madh dhe për këtë -ish futbollisti ka besim. Ish-mesfushori, i cili ka fituar gjithçka me klubin e Milanit si dhe titullin kampion Bote me Italinë, tashmë drejton Manajn te Piza..
“Manaj? Mund të bëhet një futbollist i madh. Nuk e kam sulmuar ende, po dialogoj shumë me të”, ka shpjeguar Gatuzo. “Di të luajë futboll, por ka shumë personalitet dhe herë pas here duhet që ta ulim me këmbë në tokë”, ka shtuar më tej Gatuzo.