Xhuditja shqiptare Majlinda Kelmendi është drejt suksesit të radhës, ajo është rënditur e para në listë si favoritja kryesore për titullin e botës në xhudo, gjithashtu një hap lërgë shpalljes si xhudistja më e mirë për ciklin olimpik 2012 – 2016.
Lajmin e ka konfirmuar sajti i specializuar i xhudos, “Judoinside”, që vlerëson xhudisten me notat më të mira.
Majlinda Kelmendi ka dy tituj të botës në kategorinë deri 52 kilogramë. Titullin e parë e fitoi në vitin 2013 në Rio, ndërsa të dytin në Chelyabinsk në vitin 2014. Në botërorin e vitit 2015 mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa vjet nuk u mbajt botërori. Botërorët nuk mbahen në vitet e Lojërave Olimpike. Majlinda vjet fitoi medaljen e artë olimpike në Rio, ndërsa po ashtu ka tre tituj të Evropës.