Lojtari i Tiranës, Majkëll Ngoo, pasi fitores 3-0 ndaj Laçit është shprehur për “Supersport” se është shumë i kënaqur me lojën e skuadrës, por në të njëjtën kohë edhe me performancën e tij. Ngoo thekson se Tirana ka mndësi mes Kupës dhe kampionatit dhe do i arrijë edhe skuadrat që ka sipër në renditje.
“Çdo lojtar që e vesh fanellën e Tiranës, duhet të japë më të mirën, duhe të japë 100% nga vetja. Sot nuk ishte vetëm një lider, por ishin edhe 10 të tjerë që kanë bërë shumë mirë. Tani po sakfirikojmë shumë mirë për njëri-tjetrin dhe trajneri ka bërë një punë shumë të mirë. Tashmë dihet që Tirana e vitit 2019-të është shumë më e mirë se ajo e vitit 2018-të. Sot ishte një ndeshje shumë perfekte. Unë jam shumë i lumtur me performancën time dhe me golat që shënova sot. Laçi është një skuadër që luan shumë mirë, por unë shfrytëzova rastet dhe shënova. Çdo ndeshje e përgatisim në bazë të kundërshtarit që kemi përballë. Tirana mund të shkojë shumë larg, pasi kemi shumë mundësi mes Kupës dhe kampionatit. Do i kapim edhe skuadrat që i kemi më sipër”, është shprehur Ngoo.