Mesfushori kosovar, Kushtrim Lushtaku, pritet që të firmosë me skuadrën e Prishtinës. Mesfushori kosovar ishte pjesë e Flamurtarit sezonin që sapo u mbyll, duke dhuruar paraqitje të kënaqshme. Mësohet se Lushtaku ka nisur përgatitjet me ekipin kryeqytetas të Prishtinës ditën e sotme. Ai është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, por ka disa kohë që nuk është ftuar nga trajneri Albert Bunjaku. 26-vjeçari është një ndër të larguarit e shumtë nga ekipi vlonjat.