Trajneri i skuadrës së Lushnjes, Ilir Gjyla është shprehur se së bashku me drejtuesit kanë një projekt për ta sjellë skuadrën sërish në Superiore. Për mikrofonin e RTSH Sport Gjyla tregon për objektivin e lagunarëve.
“Kemi vënë pikat mbi “i” si do të vazhdojmë punën tonë. Ne do të punojmë të ngjitemi në Superligë. Do përqendrohemi te futbollistët lushnjar që janë jashte skuadrës, por edhe te ata që janë të huaj. Do të ndërtojmë një ekip që të jetë shumë premtues dhe go të bëjmë gjithçka për t’u rikthyer të fortë”, është shprehur Gjyla.