Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë që u zhvillur dje mes Kukësit dhe Laçit, që mbaroi me rezultatin 1-1, që çoi në kualifimin e kurbinasve, nuk ka qenë vetëm një ndeshje ku caktoi një prej finalistëve, por mbi të gjitha ka qenë një reklamë e mirë për dy nga talentet e të dyja skuadrave.
Bëhet fjalë për Sindrit Gurin e Kukësit dhe Myrto Uzunin e Laçit. Që të dy kanë rënë në “radarët” e menaxherëve që kishin ardhur nga Zvicra, Belgjika dhe Turqia. Që të dy talentet e kampionatit shqiptar janë piketuar nga Grass-Hopers, Lokeren dhe Ankaraguçu.
Nuk dihet ende nëse ka patur ndonjë takim mes palëve pas përfundimit të takimit, por ajo që është e vërtetë, ka të bëjë me faktin se javët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Gurit, i cili duket se do ndiqet nga pas nga Myrto Uzuni.