Korçarët dje luajtën takimin e kthimit në Kupën e Shqipërisë, të cilin e fituan me goleadë, 8-0 kundër Butrintit, duke kaluar në turin e dytë. Megjithatë, në fundjavë nuk ka pushim për Skënderbeun, i cili ka përcaktuar datën dhe orarin për një ndeshje miqësore.
Luhet të shtunën në orën 15:30 kundër mitrovicarëve të Trepça ’89. Ndaj skuadrës kosovare kjo ndeshje është përcaktuar një javë më parë, ndërsa pak minuta më parë është bërë zyrtar dhe orari se kur do të luhet ky takim. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” me praninë e tifozëve.