Në fundjavë luhen takimet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë. Në grupin B, Elbasani është skuadra më e dobët, që me këto ritme e ka prerë biletën për në Kategorinë e Dytë. Megjithatë sezoni është shumë i gjatë dhe shpresa nuk ësëhtë shnuar ende.
Ndeshjen e radhës berdheblutë e luajnë përballë Tomorit në shtëpi dhe këtu është momenti për të bërë hapin e parë drejt kthesës së madhe. Mbetet të shihet me shumë interes si do të shkojë ky 90 minutësh, pasi edhe Tomori nuk është në pozita shumë të mira, pasi kanë vetëm 10 pikë dhe renditen në vendin 6-të në tabelë.