Ka nisur të luhet ndeshja e fundit e javës së katërt të kampionatit, ku në këtë sfidë nuk mungojnë tifozët, trajnerë dhe ish-trajnerë, të cilët janë të interesuar për këtë takim.
Por, drejtuesit e Kukësit nuk kanë harruar të nisin delegatin kryesor për të vëzhguar këtë takim, mbi të gjitha të spiunojë Partizanin, pasi do të ndeshen javën e ardhshme në “Zeqir Ymeri”.
Është pikërisht trajneri Ernest Gjoka, ai i cili është inkuadruar në tribunën qendrore të takimit, aty ku po vëzhgon kundërshtarin e tij të radhës.