Në orën 21:05 sot do rikthehet Europa League. Për kupën e vogël të Europës do luhen takimet e para çerekfinale dhe një ndeshje që bie në sy dhe që është me interes për opinionin e futbollit në vendin tonë është ajo mes Lazios dhe Salzburg. Për italianët pritet të luajë si titullar portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
‘Gardiani’ pritet të ketë një derbi shqiptarësh me Valon Berishën. Mesfushori që aktivizohet te austriakët dhe që luan edhe me kombëtaren e Kosovës do jetë ai që do udhëheqë Salzburg. Austriakët kanë qenë surpriza e këtij sezon në Europa League ku kanë eleminuar edhe Borussia Dormtmund. Sonte në ‘Olimpico’ pritet gjithashtu një ndeshje e ‘nxehtë’ që do japë shumë emocione.