Kukësi dhe Partizani, pa veçuar as Skënderbeun janë skuadrat e Superligës, të cilat që nga fillimi i këtij sezoni janë duke garuar mes tyre për titullin kampion.
Por, në dy javët e fundit, verilindorët dhe kryeqytetasit kanë bërë ‘shënjestër’ të tyre gjyqtarët e kampionatit.
Dy javë më parë ishte Kukësi që sulmoi gjyqtarin Andi Koçi pas barazimit të arritur në shtëpi kundër Vllaznisë.
Ndërkohë që edhe Partizani ka dalë sot me një deklaratë për shtyp kundër FSHF-së dhe gjykimit të Kridens Metës, pas barazimit 1-1 po me Vllazninë.
Pretendimet e dy klubeve që po luftojnë për titull kampion janë të larta se gjyqtarët i kanë dëmtuar në sfidat e fundit, e si për koicidencë, pikërisht në ndeshjet e tyre kundër Vllaznisë, njëra pas tjetrës.