Luftëtari mund të quhet padyshim skuadra surprizë e këtij sezoni. Nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç “bluzinjtë” kanë arritur të renditen në vendin e katër me 36 pikë të grumbulluara. Sot, ekipi gjirokastrit do të luajë në transfertën e vështirë të Kukësit, megjithatë të gjithë janë optimistë se nga stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk do të dalin pa pikë. Në këtë mënyrë tekniku Milinkoviç ka përgatitur edhe formacionin që do të hedhë në fushën e blertë. Me shumë gjasa nga minuta e parë priten të startojnë: Ruçi, Liçaj, Beqiri, Bojom, Rapo, Aleksi, Rroca, Rapa, Lamçe, Abazaj, Rexhinaldo. Ky takim është vendosur të fillojë në orën 16:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.