Luftëtari mbylli një sezon të jashtëzakonshëm në Superligë ku në fund të tij arriti që të siguronte kualifikimin në Europa League. Por largimet e Abazajt dhe Bregut duket se kanë ‘zbehur’ disi festën për këtë kualifikim historik. Megjithatë bluzinjtë kanë rinovuar kontratën me një lojtar tjetër të rëndësishëm si Donald Rrapo.
Mesfushorit i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit kanë menduar ti ofrojnë atij një marrëveshje të re 2-vjeçare. Disa klube të Superligës kishin shfaqur interes për Rrapon, por ky rinovim i tij duket se largon njëherë e mirë zërat për një largim të tij nga Luftëtari.