Sot, në orën 16:00 do të luhet sfida mes Vorës dhe Luftëtarit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, turi i parë (1/16). Nga njëra anë, Vora do kërkojë të surprizojë gjirokastritët të cilët sezonin e shkuar e mbyllën në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë që Luftëtari kërkon të bëjë eksperimente. Pritet në kampin gjirokastrit të luajnë lojtarët që kanë marrë pak minuta më këto tre javë të para të kampionatit. Si duket, bluzinjtë mendojnë se kanë kualitetin dhe cilësinë të mundin Vorën edhe me lojtarë që në kampionat ende nuk fituar besimin e trajnerit dhe drejtuesve për të marrë më shumë minuta.