Skuadra e Luftëtarit është në krizë. Tashmë trajneri Gentian Mezani është larguar dhe ekipi rrezikon seriozisht shpërbërjen.
Për këtë situatë ka reaguar Oltion Rapa, i cili ka premtuar se skuadra do të ringrihet shumë shpejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan:
“Më vjen keq sinqerisht që erdhën gjërat në këtë situatë. Në rradhë të parë doja t’i kërkoja ndjesë gjithë tifozëve dhe dashamirësve të Luftëtarit për këtë humbje turpëruese që nuk ka justifikime. Te Luftëtari u formova dhe u rrita si njeri e sportist gjithë këto vite të paharrueshme në jetën time me disfata dhe suksese.
Ndaj e ndjej detyrim dyfish ndaj çdo tifozi, dashamirësi, nga më i vogli te më i madhi t’i premtoj se nga unë i pari dhe gjithë e ekipit të japim gjithçka që Luftëtari të kthehet aty ku i ka hije. Përzemërisht Olti Rapa”, përfundon mbrojtësi i gjirokastritëve.