Arritja e Luftëtarit në Europa League është historike, pasi me rezultatet e këtij sezoni lanë të shkonin para tyre vetëm Skënderbeun dhe Kukësin duke u renditur në vendin e tretë, duke lënë pas Partizanin, Flamurtarin dhe skuadra të tjera më emër.
Sigurisht që ky moment historik është festuar gjatë nga gjirokastritët në dhomat e zhveshjes, por jo vetëm. Pjesë e festës janë bërë dhe drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Grigor Tavo.
Sigurisht që një arrtije e madhe si kjo duhet të dhe të shpërblehet dhe kështu pritet të ndodhë. Mësohet se për lojtarët e ekipit të Luftëtarit do shpërndahet një premio, shuma e së cilës ende nuk është zbuluar, por që pritet të jetë e majme pasi dhe arritja në Europë këtë sezon ishte e veçantë, shumë që pritet të shpërndahet ditët në vijim. /NEWSPORT.AL/