Luftëtari po kalon situatë të vështirë. Në katër ndeshje të luajtura, skuadra gjirokastrite nuk ka arritur të marrë asnjë pikë. Tashmë trajneri Milos Kostiç është mjaft i rrezikuar dhe priten me interes zhvillimet e reja në klubin bluzi.
Megjithatë si për të shtuar “dozat” e mërzisë të tifozëve që me të drejtë presin rezultate pozitive ashtu si në sezonin e kaluar, ka menduar Vangjel Zguro.
Ish-mbrojtësi i Luftëtarit që tashmë luan me Kukësin ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kujton kohët e arta të bardhebluve. Për skuadrën e Tiranës, ai shkruan: “Dikur kur mundje Tirana. Nostalgji për këtë ekip, Luftëtari”.