Katër lojtarë nuk do të jenë të gatshëm në ndeshjen e radhës ndaj ekipit të Skënderbeut.Të pezulluar për shkak kartonësh janë Ramadani, Bojomin, Beqiri dhe Abazaj.
Sot, futbollistët e Luftëtarit fillojnë dhe stërvitjen për takimin e radhës ndaj Skënderbeut. Për shkak të kartonave, disa prej futbollistëve titullare në ndeshjen kundër Korabit, nuk do të aktivizohen.
Trajneri Milinkoviç shprehet se nuk është aspak i kënaqur për kartonin e kuq që mori mesfushori Behar Ramadani. Jo se ai nuk e meritonte por sepse nuk duhej të ndodhte ai episod kur deri në atë moment loja kishte qenë shumë e qetë. Ai e quan të tepruar sjelljen e tij dhe futbollistit Zefi të ekipit dibran. Lojtarët e tjerë si Beqiri, Abazaj dhe Bojom kanë plotësuar numrin e kartonave të verdhë .
Këto mungesa duket se nuk e shqetësojnë shumë trajnerin e gjirokastritëve.