Pas fitores ndaj Botosani 3-0, bluzinjtë e Luftëtarit ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi, për tu rikthyer në shtëpi për të vazhduar stërvitjet e fundit përpara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit.
Ditët e qëndrimit në Turqi kanë rezultuar pozitive për ekipin, pasi nga miqësoret e zhvilluara është parë një formë e mirë e lojtarëve në fushë. Luftëtari ka shënuar 7-të gola në 2 miqësoret e zhvilluara.
Bluzinjtë kanë treguar se për 2 fazat e mbetura do jenë një nga ekipet më të forta në Superligë dhe këtë e tregoi më se miri dhe fitorja bindëse ndaj rumunëve që në kampionatin e tyre pozicionohen në mesin e tabelës së klasifikimit.