Marios Topi do të jetë pjesë e Luftëtarit në pjesën e dytë të sezonit. Mbrojtësi i djathtë është huazuar nga skuadra e Superligës së Greqisë, Levadhiakos.
21-vjeçari me origjinë nga Lushnja është formuar si futbollist në shtetin helen.
Ditën e djeshme, drejtuesit e klubit të Luftëtarit kanë marrë miratimin përfundimtar nga homologët e tyre të klubit të Levadhiakos për të huazuar mbrojtësin Topi, ndërsa gjirokastritët e mbyllin këtë merkato dimri me disa “goditje” që konsiderohen si shumë të vlefshme për arritjen e objektivave të këtij sezoni.