Patrik Bardhi është një nga lojtarët që po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Kastriotit. Sulmuesi ka arritur të fitojë një vend titullari me fanelën e krutanëve. 20-vjeçari është shndërruar në një nga pikat kyçe të trajnerit Bledar Devolli.
Në një prononcim për “Supersport”, Bardhi foli për fitoren kundër Luftëtarit dhe të ardhmen pas përfundimit të këtij sezoni futbollistik. Fillimisht u shpreh: “Jam i kënaqur me fitoren, pasi ishte një fitore morali dhe karakteri. Jemi më afër se kurrë me mbijetesën. Mendoj për të, pasi jemi vetëm 3 pikë larg vendit të parafundit dhe besojmë shumë”.
Skuadra e Kastriotit i ka habitur të gjithë me atë që po jep në fushë dhe për këtë Bardhi, deklaroi: “Është harmonia në grup. Punojmë shumë dhe dëgjojmë trajnerin në stërvitje dhe në ndeshje bëjmë atë që na thotë. Kjo na ka sjellë këtu ku jemi”.
Në fund foli për të ardhmen: “Është diçka e mirë për mua të shpalos aftësitë e mia në Superiore. Dua të ndihmoj Kastriotin dhe shpresoj që edhe ekipi të më ndihmojë, pasi dëshiroj të bëj një kapërcim në një skuadër ose kampionat më të fortë”, tha ai.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.