Tirana do të presë në javën e katërt të kampionatit Luftëtarin, saktësisht në datën 16 shtator në orën 18:45. Që të dyja skuadrat dergjen në fundin e tabelës së klasifimit. Bardheblutë i janë gëzuar pikës së parë ndërsa gjirokastritët ende po përjetojnë “dimrin e ftohtë”, kjo pasi s’kanë mundur të marrine ende asnjë fitore apo barazim në tre javët e para të kampionatit në Superligë.
Ndeshja e radhës do të jetë vendimtare pasi në të dyja kampet flitet për të njëjtën çështje, vazhdimësinë e punës së trajnerëve në skuadrat respektive. Nga njëra anë Ze Maria dhe nga ana tjetër Milosh Kostiç. Kush do t’ja dalë në fund? Askush nuk mund të thotë diçka të sigurt, gjithçka do mësohet pas zhvillimit të 90 minutave të kësaj sfide. Fituesi mund të shkojë më tej, humbësi mund të rrezikojë shumë, ndërsa një barazim i mundshëm mund të mbajë në lojë të dy trajnerët, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.