Luka Modriç është kthyer sot në Spanjë për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Kroati do të takohet sot me presidentin e kampionëve në fuqi të Europës Florentino Perezin, për të qartësuar të gjitha dilemat e së ardhmes së tij. Mësohet sipas “Football ITALIA” se Perez do të ofrojë një kontratë të çmendur për të mos e larguar “Lojtarin më të mirë të Botërorit 2018”.
Kroati është lëkundur shumë nga paga që zikaltërit i kanë propozuar: 10 milionë € në sezon, ndërsa me madrilenët ai merr vetëm 6.5 milionë €.
Dje u fol se në rast se klubi dështonte ta bindte kapitenin e Kroacisë, Reali do të padiste në UEFA Interin për shkelje të rregullave të “Fair Play”-t Financiar pasi mund të lehtësonte transferimin e tij në rrugë më të lehtë me anë të të ardhurave nga sponsorizimet, gjë që nuk pranohet nga qeveria europiane e futbollit.