Ilda Bejleri apo Bora Zemani? Dy gazetaret seksi të Supersport duken se kanë nisur një “luftë” në distancë për sa i përket protagonizmit në rrjetet sociale. Tejet sensuale dhe seksi, hiret e tyre nuk mund të fshihen. Protagoniste të komenteve të shumta, secila ka fansat e saj. Një ditë njëra, një ditë “kundërpërgjigjet” tjetra përmes fotove seksi në rrjetet sociale.
Së fundmi ishte Ilda Bejleri që “tronditi” rrjetin përmes një fotoje me bikini, ndërsa një ditë më parë Bora kishte postuar një foto të ngjashme. Të dy vajzat janë absolutisht më të kërkuarat në rrjetet sociale dhe më të klikuarat. Fotografitë hot janë prezente thuajse çdo ditë dhe një garë virtuale mes tyre nuk mungon. Gara ka nisur, tashmë tifozët kanë në dorë të zgjedhin cila është më e mira… /Newsport.al/