Juventus ka nisur nga puna prej kohësh për “rinovimin” e mesfushës. Shumë emra lojtarësh kanë qarkulluar kohët e fundit, sikurser dhe marrëveshje të mundshme mes klubesh për shkëmbime lojtarësh.
Së fundmi, mediat italiane kanë zbuluar se përveçse lojtarit të Liverpool-it, Emre Can, “Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për arritjen e marrëveshjes me disa futbollistë të tjerë.
Emrat që janë listuar në llogarinë e administratorit, Bepe Marota janë katër për momentin. Bëhet fjalë për futbollistin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Alternativa tjetër është ajo e një prej titullarëve të PSG-së, Adrien Rabioti.
Dy lojtarët e tjerë që shihen si mundësi për arritjen e një marrëshje me kampionët e Italisë janë, Dembele i Totenhemit dhe Ramsej i Arsenalit. Objektivat e “Zonjës së Vjetër” janë arritja e marrëveshjes me minimumi dy prej lojtarëve të mësipërm. Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit do të ishin më të qetë pas kritikave që morën pas eleminimit nga Champions League pak ditë më parë.