Florian Kadriu ka firmosur me skuadrën e Rabotniçkit. Ai do të jetë pjesë e fazës përgatitore që ky ekip do të zhvillojë në Slloveni. 20-vjeçari ishte pjesë e Tiranës në sezonin 2015-2016, por më pas kaloi te skuadra e Teutës.
Në këtë edicion sulmuesi u bë pjesë e kampionatit maqedonas, ku aktivizua në 18 ndeshje me Shkupin, por që nuk arriti të shënonte asnjë gol. Së fundmi ai është bërë pjesë e Rabotniçkit, duke çuar në katër numrin e përforcimeve për këtë skuadër.