Emanuel Mbela ka firmosur me skuadrën e Renovës në Maqedoni. Ish-lojtari i Bylisit është përforcimi i katërt për ekipin maqedonas në këtë merkato dimri.
26-vjeçari kamerunas ka zgjedhur të vijojë një aventurë të re larg Kategorisë së Parë. Me një karrierë të pasur me disa skuadra si në Gjermani, Rumani, Itali, Shqipëri, Kosovë dhe në Shkup, Mbela tashmë ka nisur menjëherë punën me ekipin e Renovës, teksa duhet të stërvitet shumë për të zënë një vend titullari në majën e sulmit.