Ish-futbollisti i Skënderbeut Suad Sahiti i cili u transferua këtë merkato te grekët e AEL Larisas ka qenë protagonist në takimin e djeshëm miqësor të zhvilluar midis skuadrës së tij dhe Arisit të Selanikut.
Në sfidën që përdundoi në barazim 1-1, 23-vjeçari barazoi rezultatin në minutën e 58-të në takimin që luhej në fushën e “Kleanthis Vikelidis”.
Përballë tij luante dhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë Migjen Basha, i cili qe aktiv për 90 minuta për Arisin, ndërsa mesfushori i përfaqësueses së Kosovës qëndroi në fushë për 70 minuta derisa u zëvendësua. Edhe pse ishte një takim miqësor, atmosfera ka qenë e zjarrtë teksa tifozët e Arisit kanë qenë entuziastë gjatë gjithë takimit.