Jurgen Vatnikaj është një nga lojtarët e njohur të kampionatit shqiptar. Sulmuesi i Kastriotit duket se nuk është përkushtuar vetëm botës së futbollit, por edhe asaj të drejtësisë.
Ish-lojtari i Partizanit ka postuar një foto në rrjetet sociale ku tregon se ka marrë licencën për të ushtruar profesionin e avokatisë. Prej vitesh, Vatnikaj ndjek studimet e larta pranë Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa tashmë ka hedhur edhe një hap të rëndësishëm në jetën e tij.
Kujtojmë që 23-vjeçari ishte pjesë në sezonet 2013-2015, kurse tanimë është pjesë e Kastriotit të Krujës.