Gresild Lika është afrimi më i ri i skuadrës së Erzenit. 20-vjeçari ka firmosur sot me shijakasit duke u bërë pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën me dije klubi i Erzenit që përmes një postimi në rrjetet sociale njofton:
“Gresild Lika është përforcimi i parë i skuadrës, mesfushori i talentuar vjen pas një sezoni pozitiv me Dinamon.
Mosha: 20 vjeç
Karriera: Partizani U-19, Partizani A, Dinamo
Golat: Partizani U-19, 21/ Dinamo 2”, përfundon lajmërimi i klubit të Kategorisë së Parë.