Portieri i Borussia Dortmund, Roman Burki, duket se ka arritur në ekstazë, pasi të martën mbrëma do të ketë mundësi që të luajë kundër Real Madrid dhe të realizojë ëndrrën e fëmijërisë. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, ai është shprehur mjaft entuziast për këtë që po i ndodh në jetë.
“Jam shumë i lumtur që do të luajmë kundër Real Madridit. Që fëmijë kam ëndërruar që të luaj kundër një ekipi siç është Real Madridi, kjo ëndërr po bëhet realitet”, ka thënë 25 vjeçari para kësaj sfide.