Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe Genkut Edon Zhegrova nuk figuron të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij belg në kampionat dhe Europa League. Por ndryshe është situata kur bëhet fjalë për Kupën e Belgjikës. Në sfidën e sotme ndaj Charleroit, anësori 19-vjeccar është grumbulluar nga trajneri i Genkut. Pritet që ai të marrë minuta në takimin që luhet në orën 20:45.
Pavarësisht se nuk është aktiv me Genkun, talenti Zhegrova është një pikë kycce e përfaqësueses së Kosovës.