I lindur në Zvicër me prindër shqiptarë, Arijanet Muriç është një nga prurjet më të reja te përfaqësuesja e Kosovës. Portieri i Manchester City është bashkuar me skuadrën dhe ka marrë lejen nga FIFA për të qenë gati që në ndeshjen e radhës ndaj Maltës.
Një lajm i mirë dhe për trajnerin Bernard Challandes i cili do të ketë të gatshëm një portieri të talentuar. Më herët leje nga FIFA kanë marrë dhe dy prurjet e reja Mirilind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj. Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ditën e sotme senacën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më pas është nisur drejt La Valeta ,ku do të luaj të shtunën ndeshjen kundër Maltës.