Anthony Martial duke se nuk është aspak i lumtur në Angli, tek Manchester United. Francezi nuk ka një marrëdhënie të mirë me teknikun Mourinho dhe largimi nuk është më një lajm që nuk dihet. Edhe pse ai nuk është i lumtur tek United, janë të gatshëm t’i rinovojnë kontratën, e cila skadon në qershor të 2020.
Duke parë këto ngjarje brenda kampit anglez, Interi shpreson dhe është gati të hyjë fuqishëm në garë për yllin francez. Sipas mediave angleze flitet se italianët kanë pyetur për çmimin e lojtarit dhe janë të gatshëm ta bëjnë pjesë të skuadrës. Ata duket se nuk kanë çfarë humbin, pasi në rast se nuk e shesin, rrezikojnë ta humbasin me parametra zero.