Arjan Sheta është prej shumë vitesh pjesë e rëndësishme e Superligës, ndërsa ka luajtur me shumë skuadra në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Këtë sezon, 35-vjeçari është pjesë e Korabit, skuadrës që dje fitoi 3-1 në Durrës kundër Teutës. Qendërmbrojtësi ka qenë tri herë në periudha të ndryshme pjesë e “djemve të detit”, për plot 5 vjet, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Por, një fakt i tillë nuk i ka ndalur tifozët e Teutës të ofendojnë Shetën në kor, pas kartonit të kuq që mbrojtësi i Korabit mori në minutën e 82-të. Një episod që ka mërzitur pa masë ish-kapitenin e durrsakëve, i cili edhe vetë është habitur jo pak nga kjo sjellje e tifozëve të Teutës ndaj tij.