Komisioni i Disiplinës ditën e sotme ka dhënë masat për javën e fundit që kemi lënë pas në futbollin shqiptar. Mes skuadrave të ‘dënuara’ është edhe Erzeni.
Shijakasit janë dënuar me 2 ndeshje në shtëpi pa tifozë dhe me një masë prej 200 mijë lekësh gjobë.
Në këto kushte, Erzeni do të luajë me Dinamon dhe Vllazninë pa praninë e tifozëve, që janë rivalët direkt për t’u ngjitur në elitën e futbolli shqiptar, Superligë.
“KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%”.