Lorik Cana refuzoi disa skuadra këtë verë, ku iu përkushtua jetës së tij private dhe familjare, ndërsa iu zbulua se ka pasur probleme shëndetësorë. Dje për ish-kapitenin legjendar të Shqipërisë u fol se kishte ofertë nga Pescara, aty ku luajnë Ledjan Memushaj dhe Rey Manaj, por Cana ka reaguar për këtë gjë dhe ka dhënë versionin e tij.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Pescara-n. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtet në lidhje me këto zëra të përhapura”, duke treguar gjithçka që qëndron mbi të vërtetën e tij.