Legjenda e Kombëtares Lorik Cana është rrëfyer sërish për jetën e tij pas futbollit të luajtur, jetën familjare dhe sekretet personale për programin “My Living” në platformën “TRING”. 35-vjeçari, që është liçensuar nga FSHF-ja si Drejtor Sportiv zbuloi kuriozitete interesante si p.sh. njeh mirë 8 gjuhë, se para se të martohej ka qenë Don Zhuan. Ndër të tjera, ai pranoi se do të dëshironte që i bëri të bëhej sportist.
Keni qenë Don Zhuan, pasi futbollistat njihen për të tillë?
Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe.
I lan enët ?
Jo, nuk i laj se jam i llastuar. Kam
gruan dhe dadon që merren me këto punë.
Kohë e fundit je
vendosur ne Shqipëri ?
Dy vitet e para, pasi u shkëputa nga
futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në
Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar
për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.
Ndërkohë Monika dhe
djali si e kanë pritur faktin që po
qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri ?
Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka
ardhur disa herë. Por, fakti që kemi patur miq para se të vinim , që kemi
gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për Monikën dhe
djalin është pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një
kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.
Ka pasione djali?
Makinat, është i çmendur mbas makinave. I
njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të
marrë avionin. E do shumë topin, e
përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin.
Cilido që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të
rëndësishëm në jetën e tij.
Nëse do vendoste të
behej futbollist ?
Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.
Sa gjuhë flet Lorik Cana?
Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip.
Gjermanisht jam shumë mire, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të
vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj
shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më
ndihmojnë shumë me spanjishten.
.