Skuadra e Bayern Munich është një nga ekipet më të mira në botë dhë në të njëjtën kohë konsiderohet një nga klubet që nuk shpenzon në merkato. Megjithëse tregu i lojtarëve në vitet e fundit ka kaluar në stratofserë, kampionët e Gjermanisë dinë si të qendrojnë mes më të mirëve edhe me pak shpenzime.
Shembulli konkret është lojtari i taleëntuar shqiptar Meritan Shabani, i cili vjen nga akademia bavareze. Vetëm pak kohë më parë 19 firmosi një kontratë 2 vjeccari me Bayern, duke iu bashkuar skuadrës së parë. Kjo do të thotë se ai shihet si një talent me shumë të ardhme në këtë sport dhe mund të bëhet një prej pikat me të forta të mesfushës së 5 herë fituesve të Champions League.
Shabani iu bashkua skuadrës së parë në fund të sezonit që përfundoi dhe për të duket se tashmë ka filluar një “erë” e re. Viti i ardhshëm futbollistik pritet të jetë me më shumë minuta për të, pasi trajneri i ri i bavarezëve konsiderohet si një teknik që beson shumë tek të rinjtë.