Laçi të dielën në mbrëmje humbi finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut në “Selman Stermasi” me rezultatin 3-2, mirëpo kurbinasit luajtën një ndeshje të madhe. Në një psotim në rrjetet soaicle, “gardiani” Gentian Selmani tregon skuadrën e tij nga momentet e fillimit të takimit, ku e shoqëron edhe me një “luan”, duke thënë se ky ekip është shumë i fortë për çdo kundërhstar.
Kmapionati është shumë pranë dhe të besuarit e Mërgjyshit do të udhëtojë në transfertën e Kukësit, por që do të luhet në “Elbasan Arena”.