Në këto momente po hidhet shorti i fazës finale të Europa League. Përpara nisjes së shortit është shpallur dhe lojtari më i mirë i kompeticionit për sezonin e kaluar.
Francezi Antoine Griezmann ka marrë çmimin “Lojtari më i mirë i sezonit 2017/2018 UEFA Europa League”. Ai mund në garë shokun e skuadrës Diego Godin dhe bashkëpatriotin Dimitri Payet.
Ky ka qenë një sezon i paharrueshëm për Griezmannin i cili ka fituar Kupën e Botës dhe Europa League si dhe Superkupën e Europës.