Ali Sowe ishte sërish protagonist për ekipin e Skënderbeut në ndeshjen e fundit të humbur në shifrat 2-3 kundër Teutes. Gambiani shënoi njërin prej golave duke shkuar në kuotën e 20 të tillëve në këtë kampionat dhe duke qenë në krye të tabelës së golashënuesve. Por vetë sulmuesi nuk kërkon të ndalet me kaq.
Këtë e konfirmon me anë të një ‘story’ në Instagramin e tij personal. Ai shkruan: “Mos më ndaloni. Unë jam i uritur. S’mund të ngopem. I uritur për më shumë të tillë”.