Është lindur dhe rritur në Shkodër. Ka kontribuar fillimisht për Vllazninë, ndërsa tashmë po “Ndriçon” skuadrën e Laçit me formën që po kalon. Shtubina, mesfushori i njohur shkodran po bëhet protagonist sa në një ndeshje në tjetrën. Në sfidën e kaluar kundër Skënderbeut, ai ishte autor i golit të parë për kurbinasit.
12 ndeshje, 4 gola nuk janë pak për një mesfushor që shpesh herë është detyruar të bëjë edhe rolin e mbrojtësit. Si një motorr në fushën e blertë, 31-vjeçari nuk po arrin të ndalet. Tashmë misioni i ri është t’i shënojë Partizanit të dielën në kryeqytet. A do të arrijë ta bëjë? Këtë do ta shohim nesër në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Fakt është që është lojtari i momentit në Superligën shqiptare. /Newsport.al/