Albano Aleksi është një nga lojtarët e Luftëtarit që prej 3 vitesh kontribuon për ngjyrat e gjirokastritëve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Kostiç do të luajë në datën 12 korrik kundër Ventspils në Letoni, sfidë e vlefshme për fazën e parë të Europa League. Për Aleksin nuk është e vështirë, pasi skuadra bluzi funksionon si një grup i vetëm.
Mungesa e Abazajt sipas tij s’do ndihet, pasi me merkaton e zhvilluar boshllëqet e lëna nga lojtari i Kombëtares do të plotësohen nga afrimet e reja. Në një prononcim për Supersport mesfushori i Luftëtarit deklaroi:
“Grupi përbën skuadrën dhe është çelësi i suksesit. Pavarësisht largimit te Kristal Abazajt, me ardhjen e disa lojtarëve të rinj do të tregojme një nivel të lartë futbolli dhe shpresoj që të sigurojmë kualifikimin që në ndeshjen e parë. Në Letoni do të luajmë për të marrë një rezultat pozitiv”, përfundoi futbollisti i Luftëtarit.