Juventus është në fazën finale të sezonit ku tashmë është vetëm 1 hap larg fitimit të kampionatit dhe të mërkurën do diskutojë finalen e kupës së Italisë kundër Milan. Para kësaj ndeshjeje ka folur edhe një nga protagonistët e këtij sezoni si Juan Cuadrado.
Kolumbiani në fjalën e tij tha: “Kam pritur gjatë përpara se ta shikoja sërish fushën dhe më pas u riktheva në periudhën më të dendur me ndeshje. Kam pasur frikë se nuk do t’ia dilja për këtë sezon, ishte një dëmtim i komplikuar saqë edhe tani ndjej dhimbje, por po shtrëngoj dhëmbët.”
“Një kënaqësi e madhe të fitojmë kampionatin për herë të shtatë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të marrim atë pikën që na e jep titullin matematikisht. Do të jetë kampionati më i bukur sepse kemi luftuar dhe vuajtur.”
“Finalja? Një ndeshje e vështirë. Pastaj kundër Milanit gjithmonë është një betejë, mund të fitojmë. Ekipet e lodhura? Mund të qëndrojë, jemi në fund të sezonit, por në finale është e thjeshtë të gjesh energjitë e duhura, duhet të përgatitemi mirë dhe të japim 200%.”