Bylis do të përballet nesër me Besën në një ndeshje deçizive për të dyja skuadrat. Ekipi ballshiopt ndodhet në vendin e parë në Grupi B, ndërsa Besa 3 pikë më pak. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka folur dhe Ardit Peposhi.
“Kemi përballë Besën, kundërshtarin e radhës. Mendoj që në këtë pikë të sezonit që jemi për ne të gjitha ndeshjet janë finale dhe nesër do të tregojmë thjesht që jemi ekipi më i mirë dhe që e kemi merituar gjatë gjithë sezonit këtë gjë.
Nuk është rastësi që ne ishim 7 pikë larg deri në momentin që u përgjysmuan pikët, por sërish jemi në krye dhe besoj se do të mbajmë deri në fund këtë vend për të arritur objektivin që është ngjitja në Superligë”, u shpreh Peposhi.