Të gjithë presin me padurim për Kupën e Botës që do startojë në datën 13 qershor në Moskë, ku për një muaj me rradhë do përjetojmë emocionet e këtij kompeticioni. Një nga ata që e pret më shumë emocion startimin e Botërorit është edhe Alex Iwobi. Nigeriani i cili aktivizohet te Arsenal i shpall “sfidë” Messit dhe Argjentinës.
Sulmuesi tha: “Po e pres me shumë emocion Botërorin 2018. Jemi në një grup të fortë së bashku me Argjentinën. Unë jam i bindur se ne do i mundim ata dhe do tregojmë cilësitë tona në një Botëror që them se do jetë i suksesshëm për ne”.