Drejtori i sportiv i sapoemëruar i Luftëtarit Gentian Nora ka saktësuar të vërtetat në lidhje me problemet financiare dhe klimën brenda klubit dhe skuadrës, para nisjes së takimit Skëndereu-Luftëtari. Në një prononcim për “Gol pas goli”, Supersport, ai deklaroi se çështja e vonesës së pagave do të zgjidhet shpejt dhe se klubi nuk ka ngërç ekonomik, por problem organizimi të brendshëm
“Përshëndetje në radhë të parë. E kam ndjekur me keqardhje këtë situatë. Kthehem pas tre vitesh. Te Luftëtari problem është mënyra e organzimtijo financat. Kemi patur vonesa dhe më para në lidhje me pagat. Këtë radhë, pagesat janë vonuar dhe për fajin tonë kanë dalë në publik, por gjërat në media janë ekzagjeruar.
Në mbledhjen e fundit, folëm për pagesat. Lojtarëve do t’iu japim përgjigjemi për çështjen financiare brenda javës. Shpresojmë se kjo situatë do të kalojë shpejt.
Problemi i tyre kryesor ka qenë organizmi i klubit. Klubi dhe lojtarët kanë qenë të mbështetur gjithmonë te trajneri.
Mangësi ka qenë se çdo gjë i është ngarkuar trajnerit. E kam ndjelur në studio kur tha Mezani për kartonat e shumtë të verdhë. Kjo situatë ka ndikuar keq te skuadra.
Nuk ka patur përplasje midis aksionerëve. Nuk di gjë për gjyq mes tyre. U largua njëri dhe shiti aksionet”, përfundoi Nora.