Boksierët shqiptarë që do të konkurojnë në Lojrët Mesdhetare “Terragona 2018” do të nisin menjëherë përplasjen e dorezave. Sot boksierët kanë mësuar kundërshtarët e tyre respektivë sipas ndarjes së peshave. Njoftimin e ka bërë klubi i boksit amator shkodran Vllaznia në faqen e tij zyrtare bë “Facebook”.
“Sapo ka përfunduar shorti për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Sportistët e ekipit tonë kombëtar do të kenë keta kundërshtarë: 52 kg Ardit Murja do kete përballë boksierin nga Egjipti. 56 kg Krenar Zeneli do ketë përballë boksierin nga Bosnje Herzegovina. 75 kg Arjon Kajoshi do boksojë me boksierin nga Algjeria. 81 kg Bekim Vjerdha ka përballe boksierin nga Turqia.
Diten e sotme do boksojne Ardit Murja dhe Arjon Kajoshi. Krenar Zeneli dhe Bekim Vjerdha do boksojnë nesër më datë 26 qershor. I urojmë suksese boksierëve tonë në turin e parë të ndeshjeve.”
Shqipëria merr pjesë në këtë event 61 sportistë dhe konkuron në 13 disiplina për herë të parë në kanoe dhe hedhje me hark. Edicioni i 18-të i Lojërave Mesdhetare “Terragona 2018” do të zhvillohet në datat 22 qershor-1 korrik.