Azdren Llullaku nuk di të ndalet, pasi sot në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rumanisë ka shënuar një dopietë që ka kualifikuar ekipin e tij në fazën tjetër të Kupës. Ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për ekipin e tij Astra, pasi në vetëm 8 minuta lojë është turpëruar nga ekipi i Cluj, në katëgorinë e dytë dhe ka pësuar 3 gola.
Në minutën e 14-të, shqiptari ka shënuar me penallti. Ai gjeti sërish rrugën për në rrjetë, në minutën e 76-të dhe ka çuar ndeshjen në shtesë. Në kohën suplementare ekipi i tij ka shënuar dhe golin e katërt që kanë çuar Astran në fazën tjetër. Këto dy gola janë mesazhe të forta për Christian Panuçin, i cili vuan për zgjedhje në sulmin e Kombëtares.